Ballina Aktualitet

83 operacione policore të finalizuara në shtator

TIRANË, 1 tetor/ATSH/ Policia e SHtetit gjatë muajit shtator ka mundur të parandalojë ngjarje kriminale, të zbardhë shumë të tjera të kryera më parë, të garantojë rend dhe siguri publike, si dhe të rritë imazhin e vendit.

“83 megaoperacione dhe operacione policore të finalizuara gjatë këtij muaji kanë vënë në pranga 937 autorë të dyshuar krimesh, kanë asgjësuar 60 705 bimë dhe 15 564 fara cannabisi, si dhe kanë sekuestruar 223 kg cannabis, 6 kg kokainë, sasi heroine, 68 kallëpë tritoli, 4 mina me telekomandë, 44 armë zjarri, 43 granata dhe 12 armë gjahu”, bën të ditur përmes një deklarate për shtyp Policia e Shtetit.

Sipas Policisë, angazhimi i shumëfishuar, nga Vermoshi deri në Konispol, i mijëra efektivëve, mundësoi një sezon veror të sigurtë dhe pa incidente, si dhe reflektoi profesionalizmin dhe humanizmin e punonjësve të Policisë së Shtetit.

“Efektivë policie të mirëtrajnuar janë planëzuar në afërsi të shkollave të vendit dhe së bashku me aktorët e tjerë të zinxhirit të sigurisë në shkolla, janë maksimalisht të angazhuar për të implementuar me rigorozitet Paketën e Sigurisë në këto ambiente”, thuhet në deklaratë.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHidrovori i Karavastasë, Denaj: Garanton kullimin e 7 mijë ha tokë bujqësore në Divjakë e Lushnjë
Artikulli tjetërMALDIVE – Kandidati pro-kinez Mohamed Muizzu fiton zgjedhjet presidenciale