Ballina Bota

BRUKSEL – Timmermans kandidati për të pasuar Juncker

BRUKSEL, 11 tetor /ATSH-AFP/ – Socialisti holandez, Frans Timmermans u regjistrua të mërkurën në garën për të pasuar drejtuesin e tij, Jean-Claude Juncker në presidencën e Komisionit Europian vitin e ardhshëm.

Timmermans, i cili është zëvendëspresidenti i Komisionit Europian sqaroi se synonte të merrte miratimin si kandidaturë nga grupi socialdemokrat europian.

”Dëshiroj të jem kandidati i socialistëve dhe demokratëve për të qenë në krye të listës së tyre në zgjedhjet europiane dhe të zgjidhem presidenti i ardhshëm i Komisionit Europian”, njoftoi ai në qytetin Heerlen.

”Pikërisht ky qytet është origjina ime, aty ku u rritën prindërit e mi, aty ku kanë punuar gjyshërit e mi në minierat e qymyrit, unë i përkas këtij rajoni dhe jo Berlaymont, selisë në Bruksel të Komisionit Europian”, tha ai./ / v.b/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e enjte 11 tetor 2018
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 11.10.2018