Ballina Flash

Hasani: Përmbushim të gjitha kërkesat për përshpejtimin e procesit të integrimit

TIRANË, 19 shtator /ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm mbi Ballkanin Perëndimor organizuar nga ministri i Punëve të Jashtme i Italisë, Antonio Tajani në Nju-Jork.

Hasani i shprehu mirënjohje ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani për organizimin e takimit të Ministrave të Jashtëm mbi Ballkanin Perëndimor si dhe për rolin proaktiv të Italisë, Kroacisë dhe Sllovenisë në procesin e integrimit.

Ai ritheksoi se, Shqipëria do të bëjë të pamundurën për të përmbushur të gjitha kërkesat që do t’i hapin rrugën përshpejtimit të procesit të integrimit.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCensi 2023, Ibrahimaj: Baza për të gjitha politikat zhvillimore në vend
Artikulli tjetërRama me kryediplomatin e Emirateve të Bashkuara: Finalizim i paketës së investimeve në Shqipëri