Ballina Flash

SOFT NEWS – Ka edhe kështu!

TRENTO, 13 shtator /ATSH/ – Gjithnjë e më shpesh, prindërit në Itali i drejtohen TAR (Gjykata Administrative Rajonale) për të raportuar padrejtësitë ndaj fëmijëve të tyre në shkollë, me shpresën për të marrë një vendim në favor të tyre, shkruan il messaggero.it.

Por ndryshe nga praktikat e tjera ndodhi në Trento. Një episod më unik sesa i rrallë. Dy prindër iu drejtuan TAR për të kërkuar që të anulohej promovimi i djalit të tyre.

Vendimi i prindërve u bë në përfundim të një karriere shkollore, ku djali i tyre, për shkak të problemeve shëndetësore, mungonte në mësime për periudha të gjata.

Ideja do të kishte qenë të vinin në plan të parë mirëqenien e fëmijës, duke i garantuar atij mundësinë e përsëritjes së vitit në një mënyrë më të qetë.

Megjithatë, pavarësisht kësaj dëshire, drejtori i shkollës e kundërshtoi, duke besuar se megjithatë fëmija kishte bërë një rrugë ”të frytshme”.

Përballë refuzimit, bashkëshortët iu drejtuan Gjykatës Administrative Rajonale, e cila pranoi si masë paraprake kërkesën e prindërve, duke vendosur diskutimin kolegjial ​​në fund të shtatorit. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPolonia shkarkon trajnerin Santos, pas humbjes me Shqipërinë  
Artikulli tjetërKIEV – Pavarësisht luftës, qyteti ukrainas pret 30 000 pelegrinë hebrenj