Ballina Aktualitet

Begaj: Nderim dhe respekt për “Heroin e Demokracisë”, Azem Hajdari

TIRANË, 12 shtator /ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përkujtoi sot liderin e lëvizjes studentore, Azem Hajdari.

“Nderim dhe respekt për “Heroin e Demokracisë”, Azem Hajdari”, shkroi Begaj, në një postim në rrjetet sociale.

“Lideri i Dhjetorit ‘90 me trimërinë dhe guximin e tij do të kujtohet ndër breza si prijës i demokracisë”, theksoi Begaj.

Azem Hajdari u vra në afërsi të selisë blu 25 vite më parë.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBraimllari: Inkurajojmë SPAK të vijojë hetimet për inceneratorin e Tiranës
Artikulli tjetërManja pret Wisner: Reforma në Drejtësi dhe mbrojtja e demokracisë, në fokus