Ballina Aktualitet

Manja pret Wisner: Reforma në Drejtësi dhe mbrojtja e demokracisë, në fokus

TIRANË, 12 shtator/ATSH/ Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, priti sot në një takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës amerikane në Tiranë,  David Wisner.

Në njoftimin për mediet të publikuar nga Ministria e Drejtësisë, bëhet me dije se, gjatë fjalës së tij, ministri e uroi për misionin e tij dhe i shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Shtetet e Bashkuara të Amerikës japin për Shqipërinë.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë, gjatë takimit u diskutua thellësisht për reformën në drejtësi, mbrojtjen e demokracisë, forcimin e ekonomisë etj. Nga ana tjetër, Wisner shprehu mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vendin tonë.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBegaj: Nderim dhe respekt për “Heroin e Demokracisë”, Azem Hajdari
Artikulli tjetërGjermania mbështet projektin “Ekonomia qarkulluese për zhvillimin e qëndrueshëm urban në Shqipëri”