TIRANË, 12 shtator /ATSH/ Në përkujtim të 25-vjetorit të rënies së Tribunit të Demokracisë, Azem Hajdari, grupimi i Rithemelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë organizoi një ceremoni në “Varrezat e Dëshmorëve,” me pjesëmarrjen e kryetarit të grupimit të Rithemelimit të PD, Sali Berisha dhe Grupimit ‘Dhjetor ‘90’.
Të pranishëm ishin familjarë të Azem Hajdarit dhe politikanë të lartë të opozitës.
Berisha vendosi një kurorë pranë varrit të Azem Hajdarit dhe u përkul në nderim të veprës së tij.
Homazhet do të zhvendosen te memoriali i Azem Hajdarit, pranë ish-selisë së Partisë Demokratike.
/r.e/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.














