Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 10/9/2023

RIAD (Arabia Saudite) – Konferencë e UNESCO-s për Trashëgiminë Botërore.

HANOI (Vietnam) – Vizitë e presidentit amerikan, Joe Biden dhe takimi me liderin e Partisë Komuniste në pushtet, Nguyen Phu Trong.

VLADIVOSTOK (Rusi) – Forumi i 8-të Ekonomik Lindor.

LUGANSK (Ukrainë) – Ukrainë – Moska organizon zgjedhje rajonale në territoret e pushtuara.

RUSI – Zgjedhjet rajonale.

MARKOVA (Poloni) – Lumturimi i një familjeje të ekzekutuar nga nazistët për fshehjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

ATHINË (Greqi) – Zgjedhja e një presidenti të ri të partisë së majtë SYRIZA, pas dorëheqjes së Alexis Tsipras.

MADRID (Spanjë) – Demonstratë e organizuar nga e djathta ekstreme para bashkisë së Madridit kundër ligjit të mundshëm të amnistisë për separatistët.

ATHINË (Greqi) – Protesta e disa të krishterëve ortodoksë kundër kartave të reja biometrike të identitetit.

SANTIAGO (Kili) – Vizitë e presidentit meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador.

MISANO ADRIATICO (Itali) – MotoGP – Çmimi i Madh i San Marinos.

MALMO (Suedi) – Pingpong – Kampionati evropian i ekipeve./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e diel, 10 shtator 2023
Artikulli tjetërMAROK – Mbi 2 000 viktima pas tërmetit shkatërrimtar