Ballina Bota

MAROK – Mbi 2 000 viktima pas tërmetit shkatërrimtar

MARAKESH, 10 shtator /ATSH-AFP/ – Maroku po mban zi për viktimat e tërmetit të dhunshëm që shkatërroi një pjesë të madhe të vendit dhe në të cilin vdiqën më shumë se 2 000 persona, sipas raportit të fundit zyrtar, i cili ka të ngjarë të përkeqësohet.

Tërmeti, me magnitudë 7,0 ballë Rihter sipas Qendrës Marokene për Kërkime Shkencore dhe Teknike (6.8 sipas Shërbimit Sizmologjik Amerikan), është më i fuqishmi që është matur ndonjëherë në Marok.

”Ai vrau të paktën 2 012 persona dhe plagosi 2 059, nga të cilët 1 404 janë në gjendje shumë të rëndë”, njoftoi Ministria e Brendshme dje në mbrëmje.

Provinca Al-Haouz, ku ndodhej dhe epiqendra e tërmetit, është më e prekura me 1 293 të vdekur, e ndjekur nga provinca e Taroudant me 452 të vdekur.

Në këto dy zona që ndodhen në jugperëndim të qytetit turistik të Marakeshit, fshatra të tëra u zhdukën nga tërmeti./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 10/9/2023
Artikulli tjetërKINEMA – ”Poor Things” fiton Luanin e Artë