Ballina Flash

Osmani sot takohet me Stoltenberg

PRISHTINË, 7 shtator/ATSH/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të takohet sot (e enjte) me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në selinë e NATO-s në Bruksel.

Edhe pse misioni paqeruajtës është prezent në Kosovë që nga viti 1999, i njëjti vazhdon t’iu referohet krerëve shtetërorë pa titujt e pozitave përkatëse.

Në agjendën e publikuar nga Zyra për media e NATO-s, presidentes Vjosa Osmani as kësaj radhe nuk i janë referuar me pozitën që e mban si e para e Republikës të Kosovës, porse vetëm “Ms. Vjosa Osmani – Sadriu from Kosovo”.

Ndërkaq aty bëhet e ditur se pas takimit Osmani dhe Stoltenberg do të mbajnë konferencë për media.

Sipas njoftimit, konferenca është paraparë të mbahet në ora 14:30. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakÇmimet e prodhimit të mallrave rritje me 6.9 %, në tremujorin e dytë
Artikulli tjetërJava e parë e sezonit televiziv: AMA u tërheq vëmendjen 4 televizioneve