GJENEVË (Zvicër) – Prezantimi i buletinit vjetor të Organizatës Botërore Meteorologjike mbi cilësinë e ajrit dhe klimën, me fokus në valët e të nxehtit.
KIEV – Zonja e Parë Olena Zelenska organizon ngjarjen “Samiti i Tretë i Zonjave dhe Zotërinjve të Parë” mbi shëndetin mendor.
BUKURESHT (Rumani) – Nisma e Samitit të Tre Deteve, me liderët e Evropës Qendrore dhe Lindore.
BOTA – Publikimi i videolojës “Starfield” të Bethesda.
ATHINË (Greqi) – Konferencë për shtyp nga seksioni grek i WWF mbi një vlerësim të parë të zonave të prekura nga zjarret në pyje në Greqi.
LONDËR (Mbretëria e Bashkuar) – Ankand në Sotheby’s i objekteve private të Freddie Mercury, duke përfshirë një dorëshkrim të këngës ”Bohemian Rapsody”.
MEKSIKO SITI – Partia në pushtet ”Morena” zgjedh kandidatin e saj për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 pas një sërë sondazhesh./ a.jor.






















