Ballina Flash

Parashikimi i motit, e mërkurë, 6 shtator 2023

TIRANE, 6 shtator/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë juglindore.

Moti parashikohet i vranët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa nuk do të mugnojnë edhe intervalet afatshkurtra me diell kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore. Vranësirat e dendura në zonën e jugut dhe kryesisht juglindjes do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Në mënyrë të izoluar dhe periudha tepër afatshkurtra këto reshje në këto zona në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era do të fryjë relativisht intensive me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 1-10m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era intensive dhe relativisht problematike dhe shpejtësi deri 12-16m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 23/32 Re
Kukës 15/29 Re
Lezhë 22/31 Re
Dibër 16/31 Re
Durrës 22/35 Re
Tiranë 22/35 Re
Elbasan 20/33 Re
Berat 22/32 Re
Vlorë 22/29 Re
Korcë 14/25 Re shi
Gjirokastër 17/29 Re shi
Sarandë 19/30 Re

                        

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAksident në Tiranë, shoferi bën parakalim të gabuar, përplaset me një makinë të parkuar dhe autobusin e linjës së ‘Unazës’
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 06/9/2023