Ballina Bota

RIAD – EBA: Gratë përbëjnë 46 për qind të diplomatëve në vend

RIAD,31 gusht /ATSH-AA/ – Gratë në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) përbëjnë 46 për qind të diplomatëve të vendit dhe 75 për qind të të punësuarve në sektorët e arsimit dhe shëndetësisë.

Ambasada e EBA-së në Ankara ka lëshuar një deklaratë me shkrim me rastin e 28 gushtit që festohet si “Dita e Gruas” në vend.

Në deklaratë thuhet se presidenti i EBA-së, Mohammed bin Zayed Al Nahyan mbështet praninë e grave në të gjithë sektorët.

“Dy të tretat e të diplomuarve në universitet në EBA janë gra dhe se rreth gjysma e femrave të diplomuara janë të specializuara në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit”, thuhet në deklaratë.

Sipas kësaj, 34 për qind e ekipit të misionit të eksplorimit të Marsit, 80 për qind e projektit të eksplorimit të hapësirës pa pilot të Agjencisë Hapësinore të EBA-së “Misbarul Emel” në Mars dhe 70 për qind e ekipit të Programit të Astronautëve të EBA-së janë gra.

Theksohet se gratë punojnë në 75 për qind të totalit të pozitave në sektorët e arsimit dhe shëndetësisë në vend dhe se gratë kanë të drejtën e përfaqësimit të lartë në platforma të ndryshme ndërkombëtare.

Në deklaratë më tej thuhet se 46 për qind e diplomatëve të EBA-së janë gra.   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Edukimi kundër dhunës”, Kushi: Siguria në shkolla është e para, në fokus çdo ditë të vitit
Artikulli tjetërRaporti “Edukimi kundër dhunës”, Janaqi: U trajtuan 2 750 raste, rritje e ndërgjegjësimit