Ballina Aktualitet

Sundimi i së drejtës, progres i qëndrueshëm i reformave

TIRANË, 10 Tetor /ATSH/ -“Progresi i qëndrueshëm i reformave të Shqipërisë në fushën e sundimit të së drejtës konfirmohet sërish nga rezoluta e Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Europian”, deklaroi sot Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati.

Bushati thekson se, “Rezoluta përkrah rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE, në qershor të 2019”.
Ministri Bushati falenderon deputetët e komisionit të politikës së jashtme dhe raporterët për Shqipërinë në Parlamentin Europian.

“Faleminderit deputetëve të komisionit të politikës së jashtme dhe raporterëve për Shqipërinë në Parlamentin Europian. Mbështetja e tyre është inkurajim për thellimin e reformave”.

/gj.mima/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakROMË – FMN: Pasiguria politike rrit vëmendjen ndaj lidhjeve banka-borxhi sovran
Artikulli tjetërSTRASBURG – Parlamenti Europian njeh arritjet e Shqipërisë