Ballina Flash

Luiza Gega kualifikohet në finalen e Botërorit të Atletikës

TIRANË, 23 gusht/ATSH/ Luiza Gega është kualifikuar në finalen e Botërorit të Atletikës duke u renditur e treta në baterinë e saj.

Në kualifikueset e mbrëmjes së sotme ajo mori pjesë e dëmtuar, por pavarësisht kësaj kryesoi për një kohë te gjatë.

Gega e mbylli garën e treta, duke regjistruar kohën 9 minuta, 17 sekonda dhe 71 të qintat.

Finalja e garës së 3000 metrave me pengesa do të zhvillohet të dielën, më 27 gusht.

Gega është kampionia e Europës në fuqi në garën e 3000 metrave me pengesa, ndërsa në Botërorin e fundit u rendit e pesta. /m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëri-Indonezi, bashkëpunim kundër trafikut të narkotikëve
Artikulli tjetër”The Sun”: Shqipëria apo “Italia e Vogël” shumë më e lirë dhe me plazhe të mahnitshme