Ballina Bota

UKRAINË – Presidenti portugez viziton Kievin

KIEV, 23 gusht /ATSH-DPA/ – Presidenti portugez, Marcelo Rebelo de Sousa ka mbërritur sot në Ukrainë për një vizitë dyditore.

“Rebelo de Sousa mbërriti sot në mëngjes në kryeqytetin ukrainas, Kiev me tren nga Polonia”, sipas medias portugeze.

Ai pritet të takohet nesër me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Rebelo de Sousa gjithashtu ka planifikuar të marrë pjesë në samitin e forumit ndërkombëtar të Platformës së Krimesë.

Qeveria portugeze po ofron mbështetje ushtarake për Ukrainën në luftën e saj kundër pushtimit rus.

Portugalia ishte një nga aleatët e parë perëndimorë që u zotua të pajiste një batalion ukrainas me tanke “Leopard 2A6”. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Parqet dhe kishat e rilindura në Vlorë, Sarandë e Delvinë presin turistët
Artikulli tjetërFOKUS – Shefi i “Wagner” Yevgeny Prigozhin vdes në një aksident ajror