Ballina Bota

UASHINGTON – SHBA miraton shitjen e 96 helikopterëve ”Apache” për Poloninë

UASHINGTON, 23 gusht /ATSH-AA/ – Departamenti Amerikan i Shtetit, miratoi shitjen ndaj Polonisë të helikopterëve ”Apache” dhe pajisjeve përkatëse të tyre me vlerë 12 miliard dollarë.

Në një deklaratë me shkrim nga Agjencia Amerikane për Bashkëpunim për Sigurinë e Mbrojtjes, thuhet se Departamenti Amerikan i Shtetit miratoi shitjen e 96 helikopterëve ”AH-64E Apache” dhe pajisjeve përkatëse të tyre me vlerë 12 miliardë dollarë ndaj Polonisë.

Po ashtu në deklaratë njoftohet se Kongresit i është dërguar një njoftim lidhur me shitjen.

Miratimet e shitjes së armëve nga Departamenti amerikan i Shtetit, nënkuptojnë vetëm se kjo nuk përbën shqetësim për administratën amerikane.

Nëse Kongresi Amerikan nuk kundërshton vendimin e Departamentit brenda 30 ditëve pune, administrata fillon negociatat me vendin ku miratohet shitja për përmbajtjen e paketës së shitjes.

Në fund të këtyre bisedimeve, SHBA-ja i ofron atij shteti një letër ofertë.

Nëse oferta merr përgjigje pozitive, atëherë realizohet procesi i furnizimit./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalluku: Nafta në Shpirag në thellësi mbi 6 km, hapen 15 puse
Artikulli tjetërRikonstruktohet diga dhe rruga e Liqenit të Çerkezës, Veliaj: Një tjetër pikë turistike