TIRANË, 21 gusht /ATSH/ – Përdhunimi është një krim kundër njerëzimit, tha këngëtari italian me origjinë shqiptare, Ermal Meta duke iu referuar ngjarjes në Palermo, ku një grup prej shtatë djemsh u akuzuan për përdhunimin e një 19-vjeçareje, sipas “Il Messaggero”.
Këngëtari përdori rrjetet e tij sociale për të bërë thirrje për dënime të ashpra ndaj të akuzuarve.
“Arsimi duhet të funksionojë përpara se të kryhet një neveri e tillë. Natyrisht ne të gjithë e kemi jetën të garantuar derisa “bomba” të bjerë në shtëpinë tonë”, shkroi ai në Twitter.
“Kur përdhunoni një grua, ju vrisni besimin e saj në të ardhmen edhe tek të tjerët. Dhe pa këtë besim, ju madje komprometoni aftësinë e saj për të pasur edhe fëmijë. Kjo komprometon të gjithë njerëzimin. Përdhunimi është një krim kundër njerëzimit”, tha Meta në Instagram.//a.i/





















