Ballina Aktualitet

Muzikë jashtë orarit të përcaktuar, procedohet penalisht 28-vjeçari në Himarë

TIRANË, 17 gusht/ATSH/ Si rezultat i kontrolleve në të gjitha subjektet e shërbimit në vijën bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë konstatuan në një lokal në plazhin e Dhërmiut, një tjetër rast të ndotjes akustike.

Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. M., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke qenë menaxher i këtij lokali, kishte vënë muzikë të lartë dhe në tejkalim të orarit të përcaktuar, dhe si pasojë, kishte shqetësuar banorët dhe pushuesit përreth.

Në vijim të veprimeve procedurale, u sekuestruan pajisjet që gjeneronin muzikën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShkodër, bllok banesash sociale për familjet në nevojë
Artikulli tjetërGolemi apel qytetarëve: Mos hidhni mbetje në rrugën Kardhiq-Delvinë