Ballina Bota

HOLANDË – Rritet shkalla e papunësisë

AMSTERDAM, 17 gusht /ATSH-DPA/ – Shkalla e papunësisë në Holandë u rrit në korrik, duke regjistruar nivelin më të lartë në gjashtë muaj, sipas të dhënave të Byrosë Qendrore të Statistikave.

Norma e papunësisë, e përshtatur sezonalisht e ILO, për grupmoshën 15-75 vjeç u rrit në 3,6% në korrik, krahasuar me 3, 5% në qershor, shkalla më e ulët e papunësisë që nga janari, gjithashtu me 3,6%.

Në korrik u raportuan 362 000 të papunë, nga 353 000 një muaj më parë.

Shkalla e papunësisë tek të rinjtë, e cila vlen për grupmoshën 15-25 vjeç, u rrit në 8, 6% në korrik, krahasuar me 8, 3% në qershor. //a.i/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKorrupsioni në Policinë e Shtetit, Balla: Denoncim i çdo qytetari ka vëmendjen maksimale dhe do të marrë zgjidhje
Artikulli tjetërPeleshi: Në gusht u shuan 95 vatra zjarri, prej qershorit 212 vatra të fikura