Ballina Aktualitet

Reforma zgjedhore, Soreca: Të finalizohet në kohën e duhur

TIRANË, 9 tetor/ATSH/ “Ne presim që partitë politike të punojnë së bashku për reformën zgjedhore, duke u angazhuar në mënyrë gjithëpërfshirëse për të trajtuar rekomandimet prioritare të OSBE/ODIHR-it”.

Kështu deklaroi sot, ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca.

Reforma zgjedhore, sipas tij, është kyç për Shqipërinë në udhën e saj drejt anëtarësimit në BE, siç u theksua në konkluzionet e Këshillit të BE-së qershorin e kaluar.

“Në Komisionin Parlamentar Ad-Hoc është bërë një punë shumë e mirë për reformën zgjedhore. Këto përpjekje duhet të përfundojnë sa më shpejt që të jetë e mundur, me ndryshime në ligjin zgjedhor, të miratuara në kohën e duhur para zgjedhjeve vendore të vitit 2019”, u shpreh ambasadori Soreca. /m.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“American Music Awards” pushtohet nga tre shqiptare
Artikulli tjetërKomuna e Gjilanit përfituese e tre projekteve të rëndësishme