Ballina Flash

Conference League, “Partizani” njeh kundërshtarin e Play Off

TIRANË, 7 gusht/ ATSH/ “Partizani” është njohur me rivalin e radhës në turin Play Off të Conference League. Shorti u hodh në Nyon të Zvicrës

Kështu, sipas programit, të enjten e datës 10 gusht, Partizani do të udhëtojë drejt Letonisë për t’u ndeshur me “Valmieran” dhe më datë 17 gusht do të luhet ndeshja e kthimit.

Në rast kualifikimi, sipas shortit të sotëm, “Partizani” do të përballet me humbësin e çiftit “FC Astana” (Kazakistan) / “PFC Ludogorets 1945” (Bullgari). Ndeshjet e para do luhen në 24 gusht, teksa të kthimit një javë më pas.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERLIN – Gjermania kërcënon puçistët në Niger me sanksione dhe ndjekje penale
Artikulli tjetër​Kryeministria: Ndalimi i Sinanit nga policia serbe, shkelje e lirisë së lëvizjes