Ballina Lajme nga Vendi

Vlorë, pastrohen kanalet pranë Plazhit të Vjetër

TIRANË, 9 tetor/ATSH/- Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve në Vlorë po vazhdon punën për pastrimin e kanaleve, për përballimin e stinës së vjeshtës dhe dimrit.

“Jemi në gatishmëri të plotë për përballimin e stinës me reshje që pritet në vijim. Sot u realizua pastrimi i një tjetër kanali te Plazhi i Vjetër. Punën për t’u përgatitur për stinën e dimrit e kemi nisur që në verë dhe po e vijojmë ende”, bën të ditur kjo ndërmarrje.

Përveç punës së përditshme të kësaj ndërmarrje në lidhje me reformën e ujit, një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe pastrimit të kanaleve apo plazheve.

Gjatë këtyre aksioneve punonjësit po heqin papastëritë që sjell deti, pastrojnë kanalet, si dhe rërën./k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEmërohen anëtarët e këshillit drejtues të Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës
Artikulli tjetërKABUL- OKB: 250 mijë afganë të shpërngulur këtë vit nga konfliktet