TIRANË, 3 shtator/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e diel vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët me zhvillim të vranësirave në orët e mesditës, më të theksuara përgjatë relieveve kodrinore-malore. Në relievet e larta malore në orët e mbrëmjes parashikohet reshje të pakta shiu.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 1-8m/s. Përgjatë luginave dhe vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri 11-14m/sek.Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 20/33 | Diell re |
| Kukës | 17/31 | Diell re |
| Lezhë | 18/32 | Diell re |
| Dibër | 15/31 | Diell re |
| Durrës | 20/34 | Diell re |
| Tiranë | 21/34 | Diell re |
| Elbasan | 19/33 | Diell re |
| Berat | 18/34 | Diell re |
| Vlorë | 20/33 | Diell re |
| Korçë | 15/29 | Diell re |
| Gjirokastër | 16/34 | Diell re |
| Sarandë | 19/33 | Diell re |























