Ballina Bota

FOKUS – BE zgjeron sanksionet kundër Bjellorusisë

BRUKSEL, 3 gusht /ATSH-ANSA/ – Bashkimi Evropian po zgjat sanksionet kundër aleatit të Rusisë, Bjellorusisë, për shkak të luftës në Ukrainë.

Komisioni Evropian deklaroi se ”masat ndëshkuese synojnë, ndër të tjera, të sigurojnë që sanksionet tashmë të vendosura kundër Rusisë nuk mund të anashkalohen nëpërmjet Bjellorusisë”.

Vendet e BE-së kanë vendosur një ndalim eksporti për teknologjitë që mund të përdoren në industrinë e hapësirës ajrore, siç janë dronët. Në të ardhmen do të ndalohet edhe shitja, furnizimi ose eksporti i armëve të zjarrit dhe municionit.

Gjithashtu është zgjeruar edhe ndalimi i eksportit të mallrave dhe teknologjive që mund të përdoren si për qëllime civile ashtu edhe për ato ushtarake.

Përveç kësaj, 38 individë dhe tre organizata bjelloruse u gjobitën.

Komisioni tha se ata kontribuojnë në shtypjen e shoqërisë civile bjelloruse dhe janë përgjegjës për shkeljet e të drejtave të njeriut në vend. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama ndan pamje nga Shkodra
Artikulli tjetërRobert Downey Jr dhuron makina ëndrrash nga koleksioni personal