Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 27/3/2023

UASHINGTON (SHBA) – Presidenti amerikan, Joe Biden pret në Shtëpinë e Bardhë kryeministren italiane, Giorgia Meloni.

SHËN PETËRBURG (Rusi) – Samiti Rusi-Afrikë.

PORT VILA (Vanuatu) – Vizitë e presidentit francez, Emmanuel Macron.

KOREJA E JUGUT – 70-vjetori i nënshkrimit të armëpushimit që i dha fund Luftës së Koresë.

PEKIN (Kinë) – Konferenca mujore për shtyp e Ministrisë kineze të Mbrojtjes.

LONDËR (Mbretëria e Bashkuar) – Publikimi i raportit vjetor mbi tendencat klimatike në Mbretërinë e Bashkuar.

LONDËR (Mbretëria e Bashkuar) – Seanca e dënimit kundër një njeriu që donte të vriste Mbretëreshën Elizabeth II me një hark.

FRANKFURT (Gjermani) – Konferenca për shtyp e Bankës Qendrore Evropiane (BQE) mbi politikën monetare në eurozonë.

UASHINGTON (SHBA) – Joe Biden do të mbajë një fjalim për masat që duhen marrë pas kushteve ekstreme të nxehtësisë.

OKB – Këshilli i Sigurimit i OKB-së voton për rinovimin e sanksioneve kundër Republikës së Afrikës Qendrore.

OKB – Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën në Lindjen e Mesme./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, 27 korrik 2023
Artikulli tjetërFOKUS – Rusia sulmon Ukrainën Perëndimore