Ballina Bota

BM – Mjekët e rinj në grevë për rritje pagash

LONDËR, 13 korrik /ATSH-DPA/ – Mjekët e rinj në Angli kanë nisur një grevë pesëditore në atë që përshkruhet si greva më e gjatë e këtij lloji në historinë e NHS-së, mes protestave të vazhdueshme për pagat në shërbimin shëndetësor.

Anëtarët e Shoqatës Mjekësore Britanike (BMA) në Angli organizuan protesta jashtë spitaleve nga ora 07:00, që do të shkaktojnë ndërprerje të mëdha duke ndikuar në operacionet dhe konsultimet.

Grevat po zhvillohen mes spekulimeve se qeveria do të pranojë rekomandimet nga organet e rishikimit të pagave që prekin punonjësit e sektorit publik, duke përfshirë mësuesit, nëpunësit civilë dhe punonjësit e NHS.

Drejtuesit e BMA i kanë kërkuar qeverisë të kthehet në tryezën e bisedimeve në një përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshjen e gjatë, e cila tashmë ka çuar në një sërë grevash dhe mijëra operacione dhe konsultime të anuluara./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMETEO – Evropa Juglindore përgatitet për zheg
Artikulli tjetërBegaj: Sllovenia mbështetje procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian