TIRANË, 7 korrik/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore në orët e mesditës dhe pasdites.
Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët.
Në mënyrë tepër të izoluar këto reshje në relievet e larta malore do të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina dhe kryesisht ne bregdetin jugor dhe lugina era në mesditë fiton shpejtësi dhe me rrahje 10-14 m/s.
Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 20/33 | Diell |
| Kukës | 16/30 | Diell re shi |
| Lezhë | 20/32 | Diell |
| Dibër | 14/30 | Diell re shi |
| Durrës | 22/34 | Diell |
| Tiranë | 21/33 | Diell |
| Elbasan | 19/34 | Diell re shi |
| Berat | 19/34 | Diell re |
| Vlorë | 20/33 | Diell |
| Korçë | 13/27 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 15/33 | Diell re |
| Sarandë | 19/32 | Diell |












