Ballina Flash

Përkujtohet Artistja e Popullit, Marie Logoreci

TIRANË, 19 qershor/ATSH/ Më 19 qershor të vitit 1988 u nda nga jeta aktorja Marie Logoreci.

Në rini ndoqi shkollën femërore katolike të “Motrave Stigmatine” dhe më pas gjimnazin e Shkodrës. Bashkë me dëshirën për aktrim, lëvroi edhe artin e muzikës. Shpeshherë, zëri i saj i ngrohtë do të ndeshej në valët e Radio Tiranës, si edhe në korin e sapokrijuar të shtetit.

Logoreci do të dëshmonte për gurthemelin e kinematografisë shqiptare, teksa nisi të interpretojë në filmat “Skënderbeu”, “Fëmijët e saj”, “Tana”, “Toka Jonë”, si edhe në realizimin e rolit të Lokes, personazhit shumë të dashur për publikun, ku interpretoi përkrah Ndrek Lucës, Mario Ashikut e Roza Anagnostit.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave sjell në këtë ditë përkujtimi, vendimin e Këshillit të Ministrave dhe relacionin e Ministrisë së Arsimit dhe të Kulturës për dhënien e titullit “Artiste e Popullit” aktores Marie Logoreci.

Presidenti Nishani e dekoroi, pas vdekjes, me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKualifikueset e Euro 2024, Kombëtarja mbërrin në Ishujt Faroe, nis përgatitjet për sfidën e tretë
Artikulli tjetërPolicia kontrolle të shtuara në fundjavë