Ballina Aktualitet

Betohet kryetari i bashkisë së Dropullit, Dhimitraq Toli

TIRANË, 18 qershor/ATSH/ Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për Gjirokastrën, Mirela Kumbaro mori pjesë në mbledhjen e konstituimit të Këshillit të ri Bashkiak Dropull dhe betimin e kryetarit të bashkisë, Dhimitraq Toli.

Kumbaro vlerësoi se Toli në këtë mandat të dytë do të vijojë punën për transformimin e zonës.

“Dropulli i dha një fitore spektakolare Partisë Socialiste dhe Dhimitraq Toli ndër kryetarët më të votuar në Shqipëri, që bashkë me ekipin e Këshillit Bashkiak nis kështu mandatin e dytë në krye të punëve të bashkisë me shumë energji për t’i dhënë gjithë zonës transformimin e plotë e aq të merituar”, tha Kumbaro.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNdihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, në pranga 3 shtetas në Finiq
Artikulli tjetërBERLIN – NATO manovra sigurie dhe kohezioni ushtarak në krahun lindor