Ballina Flash

​Kosova mbledh nesër Këshillin e Sigurisë

PRISHTINË, 14 qershor /ATSH/ Kosova do të mbledhë nesër Këshillin e Sigurisë, mëson KosovaPress nga burimet e saj.

Kjo mbledhje vjen pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit ku forcat serbe rrëmbyen tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës ka deklaruar se tre zyrtarë kufitarë janë kidnapuar nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vijën kufitare në veri të Kosovës.

Policia ka bërë të ditur se njësia policore ka qenë duke patrulluar thellë brenda territorit të Kosovës për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale./KosovaPress/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRrëmbimi i policëve në Kosovë, Rama: Presim fjalën e KFOR-it që po heton rastin
Artikulli tjetër​Kurti bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të policëve