Ballina Flash

Beci: U pastruan rreth 3200 m² sipërfaqe në Vilun

TIRANË, 13 qershor /ATSH/ Aksioni i pastrimit i nisur të shtunën nga Velipoja në Shkodër, i përqendruar në zonën e Vilunit, dha rezultate të dukshme.

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka ndarë në rrjetet sociale foto e shifra të rezultateve nga aksioni i pastrimit në këtë zonë.

Beci informoi se, “gjatë fundjavës, janë pastruar rreth 3200 m² sipërfaqe dhe janë transportuar për në landfill-in e Bushatit 95 m³ inerte dhe mbetje. Puna vijon në pika të tjera në zonën e plazhit”.

Beci ka falenderuar të gjithë institucionet dhe punonjësit e përfshirë në këtë aksion dhe ka ftuar të gjithë bizneset e qytetarët ta mbështesin e të kontribuojnë në mbarëvajtje e tij dhe ruajtjen e mjedisit.

Në aksionin e fundjavës në Vilun u përfshinë Forcat e Armatosura, si bashkëveprim mes Ministrisë së Turizmit e Mjedisit, Ministrisë së Mbrojtjes, Prefektit dhe bashkisë Shkodër.

Aksioni do të përfshijë edhe pastrimin e skarpateve në të dyja anët e Urës së vjetër të Bunës, pastrimin e përroit Qendër-Shirokë, pastrimin e mbetjeve të hedhura përgjatë rrugës Shirokë-Zogaj, sistemimin e territorit dhe mbulimin e sipërfaqes dhe pastrimin e inerteve të objekteve të prishura nga IKMT (IMVT).

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak​Plani pesëpikësh për shtensionimin në veri, Kurti: Brukseli ta vlerësojë gatishmërinë tonë
Artikulli tjetër​Kurti: S’iu kërkoj dorëheqjet kryetarëve në veri, zgjidhje tjetër për zgjedhjet