Ballina Aktualitet

Shkodër, 1 i arrestuar për kultivim të lëndëve narkotike

TIRANË, 12 qershor/ATSH/ Policia e Shkodrës arrestoi një shtetas, shpalli në kërkim një tjetër, ndërsa ka identifkuar edhe një shtetas, pasi dyshohen për kultivimin e fidanëve të lëndëve narkotike në fshatin Mnelë e Vogël.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës si rezultat i fazës së parë të operacionit policor antidrogë të koduar “Mnela”, bënë të mundur identifikimin e 3 autorëve të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, nga të cilët u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga njëri prej tyre, shtetasi M. V., 52 vjeç, u shpall në kërkim shtetasi N. V., 60 vjeç, si dhe u identifikua një bashkautor tjetër, gjenealitetet e të cilit nuk bëhen me dije, për shkak të konfidencialitetit të hetimeve.

Nga hetimet dyshohet se këta 3 shtetas, në bashkëpunim me shtetasin N. Gj. (të shpallur në kërkim ditën e djeshme), janë autorë të kultivimit të 656 fidanëve kanabis sativa, në fshatin Mnelë e Vogël.

Sipas policisë, 583 fidanë u gjetën ditën e djeshme, ndërsa 73 fidanë të tjerë u gjetën në të njëjtin fshat, si rezultat i vijimit të operacionit antidrogë “Mnela”.

Fidanët narkotikë u asgjësuan nëpërmjet djegies, ndërsa një pjesë e vogël e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Operacioni policor antidrogë i koduar “Mnela”, vijon për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për përcaktimin e plotë të autorësisë së kultivimit të fidanëve të lëndëve narkotike, në fshatin Mnelë e Vogël.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

/k.s/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakÇelet ekspozita e arkitekturës “Projekte për Tiranën”
Artikulli tjetërNano në komisionin e Jashtëm: Zë aktiv në mbrojtje të komunitetit shqiptar në Zvicër