TIRANË, 10 qershor/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e shtune vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime vranësirash hera-herës deri të dendura si dhe intervale kthjellimi. Në orët e mesditës dhe pasdites vonë vranësirat do të shoqërohen nga reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit.
Në relievet e larta malore në zonën e veriut reshjet me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me breshër.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri 7 m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 18/28 | Diell re shi |
| Kukës | 14/26 | Diell re shi |
| Lezhë | 16/27 | Diell re |
| Dibër | 13/25 | Diell re shi |
| Durrës | 17/28 | Diell re |
| Tiranë | 20/28 | Diell re |
| Elbasan | 16/29 | Diell re |
| Berat | 13/29 | Diell re shi |
| Vlorë | 17/27 | Diell re shi |
| Korçë | 11/24 | Diell re |
| Gjirokastër | 13/27 | Diell re shi |
| Sarandë | 18/27 | Diell re shi |























