Ballina Kosova

Greqia mbështet Kosovën në integrimin europian

Prishtinë, 28 mars/ATSH/.- Greqia mbetet përkrahëse e Kosovës në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian, theksoi sot ambasadorja e Greqisë në Prishtinë, Konstantina Athanassiadou.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një takimi sot e falënderoi ambasadoren Athanassiadou për angazhimin e saj personal dhe për përkrahjen e Greqisë për Kosovën.

“Greqia e ka mbështetur vazhdimisht Kosovën në proceset e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare”, u shpreh presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi dhe ambasadorja Athanassiadou diskutuan edhe për mundësitë e thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Greqisë./k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – “Facebook” masa shtesë për mbrojtjen e të dhënave personale
Artikulli tjetërLame: Ligji për pronat degradoi, abuzime të shumta me 7501-in