Ballina Flash

​Osmani takon Lajçak dhe Eskobar

PRISHTINË, 6 qershor/ATSH/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim përfaqësuesin special të BE-së për Dialog, Miroslav Lajçak si dhe të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të SHBA-ve, Gabriel Escobar.

Mediet u lejuan të marrin vetëm pamje në fillim të takimit, derisa nuk pritet të ketë deklarata.

Pas takimit me Osmanin, dy emisarët do të presin në takim tre liderët e partive opozitare.

Lajçak dhe Escobar dje takuan kryeministrin Albin Kurti, ku i paraqitën tri kërkesa për de-eskalimin e situatës në veri. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak​Qindra protestues edhe sot para objekteve komunale në veri
Artikulli tjetërUKRAINË – Shkatërrohet hidrocentrali pranë digës së dëmtuar