Ballina Flash

Parashikimi i motit, e martë, 6 qershor 2023

TIRANË, 6 qershor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare deri te dendura. Duke filluar kryesisht nga orët e mesditës deri orët e pasdites vonë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe kryesisht relievet kodrinore – malore. Në periudha afatshkurtra këto reshje do të jenë në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër si dhe intensitet që arrin deri mesatar.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri 6 m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 16/31 Diell re
Kukës 14/27 Diell re shi
Lezhë 15/29 Diell re
Dibër 13/27 Diell re shi
Durrës 16/31 Diell re
Tiranë 17/31 Diell re shi
Elbasan 16/31 Diell re shi
Berat 17/32 Diell re shi
Vlorë 17/31 Diell re
Korçë 13/26 Diell re shi
Gjirokastër 14/31 Diell re shi
Sarandë 18/29 Diell re

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEscobar dhe Lajçak, tri kërkesa për Kurtin
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 06/6/2023