Ballina Flash

F1 – Spanja stacioni i radhës

MADRID, 3 qershor /ATSH-AA/ – Spanja do të presë garën e tetë të sezonit në Kampionatin Botëror në Formula 1.

Xhirot për renditjen në Çmimin e Madh të Spanjës do të fillojnë nesër në orën 16:00 në pistën ”Barcelona-Catalunya” e gjatë 4,6 kilometra në qytetin Barcelonës.

Ndërsa gara me 66 xhiro do të fillojë të dielën më 4 qershor në orën 15:00.

Deri më tani Max Verstappen nga Red Bull ka fituar katër gara dhe shoku i tij i skuadrës, Sergio Perez, dy gara. Etapa e 6-të e sezonit, Çmimi i Madh i Emilia Romagna në Itali u anulua për shkak të fatkeqësisë së përmbytjeve.

Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve janë si më poshtë:​​​​​​​

1. Max Verstappen (Holanë): 144 pikë

2. Sergio Perez (Meksikë): 105

3. Fernando Alonso (Spanjë): 93

4. Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 69

5. George Russell (Britani e Madhe): 50

Klasifikimi i ekipeve:

1. Red Bull: 249

2. Aston Martin: 120

3. Mercedes: 119

4. Ferrari: 90

5. Alpine: 35./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama publikon fotoalbumin e takimeve falënderuese
Artikulli tjetërFOKUS – Dhjetëra liderë botërorë në ceremoninë e betimit të Erdogan