Ballina Flash

​Bislimi takoi Weststrate: Kosova e sheh të ardhmen në BE

PRISHTINË, 23 maj/ATSH/ Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka takuar drejtorin Departamentit për Evropë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Holandës, Erik Weststrate, me të cilin ka biseduar edhe për procesi ne dialogut me Serbinë.

Qeveria ka bërë të ditur se Bislimi e ka njoftuar atë rreth takimit të fundit që kryenegociatorët kanë mbajtur në Bruksel.

“Në takim u ritheksua vendosmëria e Kosovës në rrugën drejt Bashkimit Evropian. U shpreh mesazhi i qartë se vendi ynë e sheh të ardhmen e saj në BE, në arritjen e standardeve evropiane dhe punën e vazhdueshme në zbatimin e reformave të agjendës evropiane”, është theksuar në komunikatën e Qeverisë.

Në takim është thënë se Kosova është gati të bëjë hapa të mëtejshëm dhe të dërgojë marrëdhënien me BE-në në një nivel tjetër.

“Kosova është gati të bëjë hapa të mëtejshëm drejt Bashkimit Evropian dhe ta dërgojë marrëdhënien me BE-në në një nivel tjetër. Zëvendëskryeministri Bislimi tha se institucionet tona janë të maturuara dhe të gatshme për të kontribuar pozitivisht në këtë proces e për të ecur tutje në përmbushjen e hapave të nevojshme, në rrugën drejt BE-së”, është bërë e ditur në njoftim. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFUTBOLL – Federata belge zgjedh për herë të parë një presidente
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e mërkurë, 24 maj 2023