TIRANE, 5 tetor /ATSH/ – Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e sotme parashikohet me kthjellime dhe vranësira, të cilat në pjesën Jugperëndimore do të japin reshje shiu jo të vazhdueshme. Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Veriperëndim me shpejtësi 2-15 m/s. Erë me rrahje kryesisht në bregdet. Deti parashikohet i forcës 4 ballë, me lartësi vale 2.8 metra.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C |
| Shkodër | 14/23 re diell |
| Kukës | 11/20 re diell |
| Lezhë | 18/24 re diell |
| Dibër | 9/18 re diell |
| Durrës | 16/27 re diell |
| Tiranë | 18/29 re diell |
| Elbasan | 15/27 re diell |
| Berat | 14/30 re diell |
| Vlorë | 17/28 shi diell |
| Korcë | 12/18 re diell |
| Gjirokastër | 10/28 shi diell |
| Sarandë | 17/27 shi diell |
/e.malaj/ /a.g/


















