Ballina Aktualitet

PS, shumicë në këshillin bashkiak të Pustecit me 5 mandate

TIRANË, 16  maj /ATSH – I. Vata/ Përfundoi numërimi për këshillin bashkiak edhe në bashkinë Pustec, ku Partia Socialiste rezulton fituese me 5 mandate.

Partia Socialiste ka marrë 5 mandate, koalicioni “Bashkë Fitojmë 4 mandate, Aleanca Maqedonase për Integrim Europian 3 mandate, ndjekur nga Partia Agrare Ambjentaliste, Partia Demokracia Sociale, Partia Socialdemokrate nga 1 mandat.

Sipas të dhënave paraprake të publikuar nga KQZ, koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka marrë 22.83% ose 467 vota. Partia Socialiste 32.21% ose 659 vota. Partia Agrare Ambjentaliste 7.62 % ose 156 vota. Partia Socialdemokrate 9.43%, 193 vota. Partia Demokracia Sociale 6.45% 132 vota. Aleanca Maqedonase për integrim Europian 21.46%, 439 vota

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFestohet Dita Ndërkombëtare e Dritës
Artikulli tjetërVeriu i Kosovës, sfidë edhe për regjistrimin e popullsisë