Ballina Aktualitet

Celibashi: Përfundon numërimi në 44 bashki

TIRANË, 15 maj/ATSH-Maela Marini/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi bëri të ditur se, deri në orën 17:00 ka përfunduar numërimi i votave për kryetarë bashkie në 44 bashki.

Në një komunikim me mediet, Celibashi u shpreh se, ndërkohë kanë mbetur edhe nga një qendër votimi pa u numëruar në Divjakë dhe Shkodër dhe nga 2 qendra votimi pa numëruar në Lezhë dhe Dibër.

Celibashi tha se, ka përfunduar procesi i numërimit në: Vlorë, Korçë, Berat, Lushnjë, Maliq, Sarandë, Kuçovë, Vau i Dejës, Cërrik, Patos, Devoll, Librazhd, Rrogozhinë, Dimal, Finiq, Peqin, Bulqizë, Mirditë, Selenicë, Gramsh, Belsh, Roskovec, Himarë, Prrenjas, Tropojë, Dropull, Has, Përmet, Memeliaj, Klos, Kolonjë, Delvinë, Skrapar, Poliçan, Tepelenë, Pukë, Konsipol, Këlcyrë, Fushë-Arrëz, Libohovë, Pustec, Kamzë, Elbasan dhe Vorë.

Sipas Celibashit ka përfunduar procesi i numërimit për këshillat bashkiakë edhe në Elbasan, Kamzë, Vorë, Pustec dhe Libohovë.

Lidhur me pjesëmarrjen, Celibashi tha se, ka informacion për 4835 Qendra Votimi ku rezulton se, kanë votuar 1 280 930 zgjedhës nga 3 379 873 zgjedhës të regjistruar në këto qendra votimi.

Sipas tij, përqindja e pjesëmarrjes në këto qendra votimi është 37.9 %.

/gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKIEV – Zelensky: Na duhet ende kohë për kundërsulmin
Artikulli tjetërCelibashi: Ndërpritet numërimi në dy KZAZ në Durrës dhe në Kurbin