Ballina Bota

KIEV – Zelensky: Na duhet ende kohë për kundërsulmin

LONDËR, 15 maj /ATSH-ANSA/ – Ne vërtet na duhet më shumë kohë, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke iu referuar kundërofensivës për zmbrapsjen e trupave ruse, në fund të bisedimeve dy orëshe në Checkers me kryeministrin britanik, Rishi Sunak.

Gjithashtu, Zelensky tha se nuk mund të ndante detaje rreth operacioneve në terren duke shtuar se nuk kishte sekrete për vendet mike, por për ato fqinje.

Presidenti ukrainas më pas u largua nga rezidenca e kryeministrit Sunak me një helikopter ushtarak britanik “Chinook”. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMatura Shtetërore, Kushi takim me drejtues të shkollave në Dibër
Artikulli tjetërCelibashi: Përfundon numërimi në 44 bashki