Ballina Flash

Spahia: Mirënjohje për të gjithë qëndrestarët

TIRANË, 15 maj/ATSH/ Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia shprehu mirënjohjen për qytetarët që e mbështetën në këto zgjedhje.

Deklarata vjen ndërsa nga kutitë e votimit të numëruara deri tani tregohet se në avantazh është Benet Beci, kandidati i PS-së.

“Çdo pushtet i dalë nga bota e krimit dhe paratë e pista nuk jeton gjatë, ndërsa shpirti i lirë i Shkodrës i ka rezistuar edhe kohëve më të errëta. Mirënjohje për të gjithë qëndrestarët dhe ata që nuk bëjnë kompromis për lirinë”, u shpreh Spahia në rrjetet sociale.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeliaj shpall fitoren e Rrogozhinës: Morëm mesazhin që të punojmë akoma më shumë për të çuar vendin përpara
Artikulli tjetërBeci: Projektet për zhvillimin e Shkodrës do të bëhen realitet