ATHINË, 12 maj /ATSH/ – Kam informuar presidenten e Komisionit Ursula von der Leyen për arrestimin, në bazë të akuzave të pabaza, të kandidatit për kryetar të bashkisë së Himarës dhe anëtarit të pakicës kombëtare greke, Fredi Beleri, dy ditë para zgjedhjeve, deklaroi sot kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.
”Shqipëria duhet të kuptojë se Greqia dhe BE-ja nuk do të pranojnë dobësim të shtetit të së drejtës dhe të mbrojtjes së të drejtave të pakicës kombëtare greke”, tha Mitsotakis në një postim në Twitter.
Në të njëjtën kohë, nga Lesvosi, ku ai është për një takim elektoral, Mitsotakis vuri në dukje se ”nëse Shqipëria dëshiron të afrohet me Bashkimin Evropian, ka detyrim të sigurojë zgjedhje të lira dhe të ndershme vendore dhe të lirojë ata që ka burgosur, në mënyrë që ata të marrin pjesë në procesin zgjedhor”.
Policia e Shtetit arrestoi në mesnatë Fredi Belerin, kandidatin e koalicionit ”Bashkë fitojmë” për bashkinë e Himarës.
Arrestimi i Belerit është kryer pasi kandidati për kryetar bashkie në Himarë akuzohet për blerje votash.
Ai është është shoqëruar në ambientet Drejtorisë së Policisë në Vlorë./ a.jor.





















