Ballina Bota

SOFT NEWS – Sa fëmijë ka Robert De Niro?

NJU JORK, 9 maj /ATSH/ – Robert De Niro është baba i shtatë fëmijëve!, shkruan faqja e internetit justjared.com.

79-vjeçari fitues i Oskarit e zbuloi lajmin në një intervistë rutinë.

Ndësa u pyet se ‘’si e përjeton të qënurit baba’’, aktori theksoi  se ‘’ai është dashur për fëmijët e tij, por edhe i rreptë për disa gjëra”.

“Dua të them, nuk ka rrugëdalje me fëmijët. Nuk më pëlqen të vendos ligjin dhe gjëra të tilla. Por nganjëherë nuk kemi zgjidhje. Dhe çdo prind, mendoj, do të thoshte të njëjtën gjë. Ju gjithmonë dëshironi të bëni gjënë e duhur për fëmijët, por ndonjëherë thjesht nuk mundeni’’, shtoi aktori.

“Unë e di që ju keni gjashtë fëmijë’’, ishte pyetja e gazetarit, ndërsa  Roberti shtoi se “Sapo u bëra sërish baba dhe tashmë janë shtatë”.

Roberti nuk e ka zbuluar identitetin e nënës së foshnjës së tij, por për herë të fundit ai ishte i lidhur me instruktoren e arteve marciale në New York City, Tiffany Chen, me të cilën u fotografua në korrik.

Ai u nda nga gruaja e tij prej 20 vitesh, Grace Hightower, në vitin 2018.

Roberti ka dy djem: Drena, 51 vjeç dhe Raphael 46, me ish-gruan e tij Diahnne Abbott dhe dy djem të tjerë me Grace: Elliot, 25 dhe Helen, 11.

Ai është baba i binjakëve Aaron dhe Julian, 27 vjeç, me ish të dashurën. , Toukie Smith.  Nuk ka ende asnjë fjalë për emrin e foshnjës së re.

‘’Urime Robertit për lajmin e mrekullueshëm!’’, theksoi gazetari .  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Berisha, turpi i Shqipërisë nga damka në lule të ballit nga aleatët
Artikulli tjetërMeta: Pogradeci, i lënë pas dore gjatë gjithë këtyre viteve