Ballina Flash

Meta: Ismail Uka me program të shkëlqyer për Dibrën

TIRANË, 9 maj/ATSH/ Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kërkoi sot mbështetjen për kandidatin e koalicionit “Bashkë fitojmë” për kryetar bashkie në Dibër, Ismail Uka.
Në një takim me shtabin elektoral të kandidatit për kryebashkiak të Dibrës, Ismail Uka, Meta u shpreh se, “14 Maji është ditë shumë e rëndësishme, por edhe ekzistenciale për Dibrën në veçanti, për të ardhmen e saj”.
“Programi i shkëlqyer i Ismail Ukës për uljen e taksave, mbështetjen e bujqësisë e turizmit, vendosja e shërbimit urban me të gjitha njësitë administrative do të ndihmojnë për uljen e kostos së jetesës dhe zhvillimin e bizneseve kudo në këtë trevë të mrekullueshme”, tha Meta.
Ai u bëri thirrje të gjithëve të marrin pjesë në votimet e 14 Majit, “për të mbrojtur Dibrën me votën e tyre nga projekti shkatërrues i “Rilindjes” që nuk njeh kufij në korrupsionin dhe arrogancën e saj”.
/m.m/r.e/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBardhi: Në 8 vite, Veliaj ka ndërtuar vetëm 12 shkolla në Tiranë
Artikulli tjetërRama ndan videon e 40 shkollave të ndërtuara në Tiranë