MOSKË (Rusi) – Paradë Ushtarake që përkujton Ditën e Fitores mbi Gjermaninë Naziste dhe fundin e Luftës së Dytë Botërore.
LABUAN BAJO (Indonezi) – Samiti i krerëve të shteteve dhe qeverive të ASEAN-it.
BRUKSEL (Belgjikë) – Dita e Evropës.
LONDËR – Redaktori i tabloidit ”The Mirror”, i sulmuar nga personalitete, përfshirë princin Harry, gjykohet për hakerim telefonik.
STRASBURG (Francë) – Kancelari gjerman Olaf Scholz mban një fjalim në Parlamentin Evropian me rastin e Ditës së Evropës.
MALAGA (Spanjë) – Përurimi i ekspozitës “Picasso, skulptor” në Muzeun Picasso.
MADRID – Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres merr çmimin evropian ”Charles V”.
LIVERPUL – Gjysmëfinalja e parë e Eurovision Song Contest.
BERLIN (Gjermani) – Ministria e Jashtme gjermane pret “Forumin Baltik Offshore Wind” me homologët danezë dhe finlandezë.
UASHINGTON (SHBA) – Zyrtarë të Kongresit të ftuar në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar mbi tavanin e borxhit.
KAMPALA (Uganda) – Konferenca e 10-të e Naftës në Afrikën Lindore./ a.jor.






















