Ballina Lifestyle

Fendi paserelë romantike në javën e modës në Milano

TIRANË, 23 Shkurt /ATSH/ – Pelerina elegante, dizajne gjeometrike dhe ngjyra të zbehta dominuan pasarelën e Fendit në javën e modës në Milano. Kompania italiane prezantoi një koleksion romantik dhe femëror për sezonin vjeshtë-dimër 2018.

Qendisjet nëpër fustane dhe pelerinat me supet katrore, të gjata e të shkurtra, ishin mes elementëve që binin në sy në krijimet e frymëzuara nga vitet ’80.

Pjesë e koleksionit ishin gjithashtu veshje të krijuara në bashkëpunim me artistin britanik, Hey Reilly, i njohur për shkrirjen dhe transformimin e logove simbol të botës së modës.

Në pasarelën e Fendit parakaluan dy motrat Gigi dhe Bella Hadid, e gjithashtu Kaia Gerber. Të treja ato prezantuan veshje me nuanca neutrale./m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakITALI – Shtohen incidentet e dhunshme në fushatën zgjedhore parlamentare
Artikulli tjetërTURQI – Ankaraja thërret të ngarkuarin me punë të Holandës pas votimit për gjenocidin armen