Ballina Flash

Qypi: Pas 14 majit bashkia e Belshit do t’i kthehet qytetarit

TIRANË, 1 maj /ATSH – I. Vata/ Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e  Belshit, Bedri Qypi zhvilloi një takim me banorë të fshatit Guras.

Qypi theksoi rëndësinë e investimeve në këtë fshat, pasi sipas tij në këto 8 vite është lënë në harresë.

Ai tha se, “Gurasi, ashtu si të gjithë fshatrat e tjerë, është lënë në harresë, i braktisur nga bashkia. Në këto 8 vite nuk është bërë asnjë investim”.

“Banorët si në çdo takim tjetër edhe këtu shprehen të zhgënjyer edhe të lodhur nga kjo situatë e përsëritur për 8 vite me radhë. Ndaj më 14 maj janë më të bindur se kurrë t’i thonë stop kësaj qeverie arrogante, hajdute. Ju garantoj që pas 14 majit, kjo situatë e përsëritur në këto 8 vite, do të ndryshojë për të gjithë Dumrenë. Pas 14 majit bashkia e Belshit do t’i kthehet qytetarit dhe do t’i shërbejë qytetarit”, tha ai.

/gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakÇota: Investime në infrastrukturë dhe shërbime publike për Librazhdin
Artikulli tjetërTollozhina: Investime në fshatrat e Pogradecit